Kanë vdekur edhe 8 pacientë të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkaq, janë infektuar me virus edhe 2 mijë e 279 qytetarë.Kjo është bërë e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë ku është njoftuar se janë kryer edhe 12 mijë e 666 testime.Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë marrë vaksinën anti-COVID 22 mijë e 486 persona ndërsa totali i vaksinave deri më tash është 687 mijë e 553 doza.Aktualisht në Kosovë janë 18 mijë e 287 persona me virusin COVID-19.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga 20 gushti deri më 1 shtator t’i ndalojë dasmat, fejesat dhe ahengjet tjera. Po ashtu, është vendosur që në ambienti të mbyllura të jetë e obligueshme bartja e maskës.Prej fillimit të pandemisë, në mars të vitit 2020 e deri më tash në Kosovë kanë vdekur 2 mijë 315 qytetarë nga COVID-19.Kurse, janë infektuar gjithsejtë deri më tash mbi 125 mijë persona.Të premten ishin 4 të vdekur e 2 mijë e 250 të infektuar.Të enjten ishin 8 të vdekur e 2 mijë e 236 të infektuar nga COVID-19.