Në orët e mbrëmjes të së enjtes, kryetari i AAK-së në Gjilan dhe kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga struktura e tij, mbajtën tubim me banorët e lagjes “Arbëria”, “Zabeli” dhe “Velekinca”. Banorët e këtyre lagjeve janë të bindur se pas datës 11 qershor, Kosova do të pësojë ndryshime pozitive, sepse kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj do të jetë në udhëheqje të vendit dhe se kandidatët për deputetë nga Gjilani Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, janë garancë që Gjilani tani e tutje do të trajtohet njejtë sikur komunat e tjera.
Ndërsa, kandidatët Kadriu, Isufi e Shkodra u zotuan se nga zgjedhjet e 11 qershorit do të dalë një qeveri e fuqishme me kryeministër Ramush Haradinaj dhe një legjislativ që do të përfaqësojë denjësisht qytetarët. Poashtu, tre kandidatët bënë thirrje që vota e gjilanasve të mbetet për kandidatët e Gjilanit sepse vetëm kështu do të kemi përfaqësim serioz në institucionet e vendit.
Edhe “Arbëria”, “Zabeli” e “Velekinca” përkrahin fuqishëm Rexhep Kadriun
Ndani këtë artikull