Diana Toska kandidate për asamble komunale nga LDK në Gjilan
Të nderuar,
Sot, duke reflektuar mbi thënjen filozofike “Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha”, ndihem e nderuar, se në rrugën e re, atë të ndryshimit, do të dal para qytetarëve të kërkoj votëbesimin për numrin 12 në rradhët e LDK-së.
Falenderoj Kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen dhe shembullin e udhëheqjes si një Lider me shumë vlera, frymëzim për të gjithë në përgjithësi, e në veçanti për udhëheqësit e rinjë të së ardhmes.
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Ndjej emocion, aq sa privilegj, që të bart mbi supe përgjegjësinë që potencialisht të jem njëra nga përfaqësuesit e qytetarëve, në institucionin më të rëndësishëm të qytetit.
Jam thellësisht e nderuar, po aq sa jam e bindur, se me tërë përkushtimin tim, do të jem zëri arsyes, i kauzës, dhe së ardhmes tonë të përbashkët.
Na priftë e mbara!
Sinqerisht,
Diana Toska
Kandidate për Asambleiste në Kuvendin e Komunës Gjilan