Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mirëpret faktin që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian, konfirmim ky të cilin e dha sot edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
Hovenier ka shkruar se ShBA-ja dot të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Ai shton se marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë.
“Shtetet e Bashkuara është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë”, ka shkruar Hovenier në Twitter