FC Drita ka vendosur që këtë vit, t’i bëjë të lumtur fëmijët në repartin e Onkologjisë shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase e ka vazhduar traditën e saj, duke shpërndarë dhurata për fëmijët për festat e fundvitit.
Në repartin e Onkologjisë në Prishtinë, ku trajtohen fëmijë të diagnostifikuar me kancer u vizituan nga klubi i FC Dritës.
Në këtë vizitë morën pjesë disa nga stafi i FC Dritës dhe lojtarët e saj dhe ata zgjodhën ti gëzoj fëmijët të cilët po trajtohen në atë repartë.
FC Drita për të 8-in vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave, duke ndarë gëzimin me fëmijët të cilët janë në repartin e Onkologjisë./radiostar/