Ministri i Infrastrukturës, Libur Aliu ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Shqipëri.
Ai së bashku me familjen e tij kanë votuar në qytetin e Tiranës, transmeton Indeksonline.
“Bashkë me Lumen dhe Eneun, votuam sot në Tiranë për zgjedhjet nacionale. Një ditë e bukur me diell, krejt tjetër nga dita e djeshme”, ka shkruar Liburn Aliu.
Sot në Shqipëri janë duke u zhvilluar zgjedhjet nacionale. Përveç Liburn Aliut, në Shqipëri ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje kandidon me 3 kandidatë për deputetë në këto zgjedhje.