Nënkryetari i LDK-së dhe njëherit ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar përsëri edhe këtë vit pasi në agjendën e “Flakës së Janarit”, nuk është përfshier Akademia përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova shkruan Radio Star.
Më tutje ai ka thënë se kjo u bë me urdhër të qeverisë qendrore dhe nga ata që e kontrollojnë politikën në Komunën e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Mos përfshirja e Akademisë përkujtimore për presindetin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit” , edhe këtë vit ështe bërë me urdhër të qeverisë qendrore dhe atyre që e kontrollojnë politikën e Komunes së Gjilanit.
Administratori i tyre në Gjilan është vetëm një marionetë.
Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike.
Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirnjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe rrespekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet..
Gjilanasit e Anamorava, si çdo vit, edhe këtë janar do të respektojë e nderojë me përkulje.