Mbrëmë ka vdekur edhe një person pozitivë me koronavirus, nga Vërbani i Vitisë.
Bëhet fjal për Ekrem Jashari, i cili humbi betejën me sëmundjen në moshën 48-vjeçare. I ndjeri po trajtohej në QKUK në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga drejtues të Shëndetësisë në Viti.
Varrimi bëhet sot në ora 14:30 nga familja, nën rrethanat e pandemisë.
Mësohet se i ndjeri ka qenë duke punuar në KEK por nuk dihet se si e mori infeksionin.
Ndryshe, deri më sot kjo komunë ka humbur 22 qytetarë të cilët ishin të prekur me Covid-19 ndërsa janë në total 84 raste aktive me virus. /PlusTV/