Një qytetar i Komunës së Gjilanit ka humbur sonte betejën me coronavirusin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
#COVID19 po vret. Nëse akoma nuk e keni kuptu, është koha e fundit me e kuptu. Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, H.M. (55 vjeç), i cili e humbi betejen me këtë virus. Ёshtë dhimbje e madhe sepse tashmë kemi humbur 47 qytetarë nga ky virus vdekjeprurës. Ju lutem shumë, mos e neglizhoni #COVID19 sepse po vret përditë. Veç me luftë agresive e mposhtim!