Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është konfirmuar edhe një rast tjetër me pandeminë Koronavirus.
Siç bënë të ditur IKSHPK, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.