Kanë mbetur edhe pak kohe deri në përfundimin e procesit zgjedhor, dhe mbylljen e qendrave të vendvotimit në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Në bazë të dhënave të fundit nga DnV (Demokracia në Veprim), deri tani kanë votuar 37,3% e qytetarëve, e që ka dallim në krahasim me zgjedhjet e 2019.
Prishtina dhe Ferizaji janë dy komunat me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve, me mbi 40%.
Kurse komunat me shumicë serbe dalja është e lartë, deri mbi 50%.
DnV shtoi se Prizreni është një nga komunat me dalje më të ulët të votuesve.