Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vazhduar me iniciativën për pastrimin e lagjeve në Gjilan, Ismajli ka marrë kritika të ashpër a nga opozit, ku ketë formë e kanë parë si fushatë në kohë pandemie.
Nënkryetari Ismajli përmes një postimi në facebook, ka thënë se është knaqësi të jesh pjesë e këtyre aktiviteteve.
Postimi i plotë:
Është knaqësi të jesh pjesë e këtij aktiviteti të njëpasnjëshëm të rritjes së vetëdijës qytetare ndaj ambientit. Jemi në ambientet e lagjës së 8-të. Kjo lagje shquhet për vetë-organzime të mëdha, e cila iu shërben përmisimit të nevojave të komunitetit në përgjithësi.
Në këtë aksion janë bashkangjitur këshilli i lagjës së 8-të, dhe, OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor”, të cilët treguan gatishmëri dhe vullnetin e tyre të madh për t’i pastruar hapësirat publike të kësaj lagje, si dhe, mbjelljen e drunjëve.
Shembulli tipik i kësaj lagje, dhe, i këtyre të rinjëve të OJQ “Fuqia e Bashkimit Rinor”, është moment krenarie dhe përkushtimi për ndërtimin e një ambienti, i cili në themel bartë shëndet të plotë, dhe, jep imazh pikturesk për ata të cilët duan ta kenë.
Ndërtimi i një ambienti gjelbërues, pa mbeturina, dhe me një imazh pozitiv për shoqërinë tonë, është themel i ndërtimit të vlerave të një shoqërie të pastër demokratike. Dalë nga dalë, do të jem në stadin kur shoqëria jonë, përfundimisht, do t’i gëzonë shumë vlera të një ambienti të pastër e cilësor.
Faleminderit këshilli i lagjës së 8-të, dhe, Organizata Joqeveritare “Fuqia e Bashkimit Rinor”.
#bashkeiadalim