Drejtori i Financave në Gjilan, Riad Rashiti, ka treguar se sot është mbajtur takimi me Gratë e Gjilanit.
Sipas Rashitit në këtë takim u bashkëbisedua për projekte të ndryshme, kurse projekti i cili do të zgjidhet fitues në muajin qershor do të subvencionohet me 30 mijë euro.
Shkrimi i plotë:
Takuam zonjat e qytetit, me të cilat bashkëbiseduam për projektet të cilat ato i shohin të nevojshme e të mirëseardhura, për një jetesë të barabartë e kushte të volitshme për të gjithë pa dallim.
Së bashku, prioritizuam projektet për të cilat përzgjedhja do të bëhet gjatë muajit qershor, e projekti fitues do të subvencionohet me 30 mijë euro.
♦️Subvencionim për krijimin e hapësirës për zhvillimin e aktiviteteve për gratë pensioniste
♦️Rregullimi i hapësirës së jashtme te objekti i shoqatës për gratë pensioniste
♦️ Subvencionim për rehabilitimin grave në karrocë dhe me mjete ndihmëse
♦️Qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta
♦️Subvencionim për gratë e komunitetit romë përmes zhvillimit dhe aftësimit profesional.
Falënderoj përzemërsisht të gjitha gratë dhe vajzat për pjesëmarrjen aktive.