Moti i nxehtë vazhdon të mbajë edhe gjatë kësaj të enjte në Kosovë.
Ndonëse pasdite do të ketë reshje shiu në disa pjesë të vendit që do të përcjellën edhe me stuhi, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 34 dhe 38 gradë Celsius.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
“Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave””, njofton IHMK.