Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, siç duket ende nuk ka arritur të mësoj se si të shkruaj në Twitter.
Ajo krahas huqjeve me përdorimin e gabuar flamujve, etiketimin e personave të gabuar në postimet e saja, këtë herë ajo ka bërë gabime drejtshkrimore kur ka shkruar për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Gërvalla në postimin e parë ka shkruar fjalën “ob”, fjalë kjo që nuk ka kuptim në shkrimin që ajo ka bërë në Twitter.
“9/11 was not only an attack on America. It was an attack on all of us, ob our way of life”, shkruhej ndër të tjera në postimin e parë të Gërvallës.
Mirëpo, disa minuta më pas ajo ka vërejtur gabimin e saj dhe ka fshirë postimin, për ta rishkruar dhe rregulluar gabimet drejtshkrimore.