Edi Basha do të vazhdojë të luajë për SC Gjilani edhe për dy vite të tjera, pasi skuadra siguroi Superligën dhe i iku barazhit shkruan Radio Star.
’Radio Star’, merr vesh se tani dy palët kanë arritur marrëveshje dhe Edi Basha, do jetë lojtari i parë që ka vazhduar kontratën pas përfundimit të kampionatit.
Ky vendim vjen pas një sezoni të suksesshëm dhe përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit për të ruajtur performancën e lartë.
Edi Basha do të jetë nën urdhët e trajnerit Ardian Nuhiu dhe Gjilani, tani ka siguruar në radhët e veta edhe për dy vite te tjera shërbimet e lojtarit kroat./radioatar