Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njoftojnë se tashmë kanë nisur me përpilimin e listave të mjekëve kosovarë të cilët do t’i marrin vaksinat në Kukës.
Kreu i kësaj federate, Blerim Syla para pak minutave njoftoi se ka marrë një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij, Rama ka thënë se ka siguruar fillimisht 500 doza të vaksinës për mjekët kosovar. “Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoj sigurimin e vakcinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza.Federata së bashku me menagjmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi.Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë)”.
‘Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim.NA PRIFT E MBARA”