Pesë ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte miratuar propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për të vendosur masën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre nga Bosnja, por duket kjo po jep efekt negativ tek çmimi i bukës në Kosovë.
Kështu vendosja e kësaj tarife për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja ka ndikuar që të rritet çmimi i bukës dhe i miellit për 30% gati se në të gjitha Komunat e Kosovës, njofton gazetametro.net.
Në Prishtinë çmimi i bukës është rritur për 10 cent, nga sa ishte 30 është bërë 40 cent, ndërsa në Gjilan derisa 25 kilogram miell kanë qenë 7.50 euro, tani çmimi i miellit ka ndryshuar duke u ngritur për 1.50 euro, kështu 25 kilogram miell atje kushtojnë 9 euro.
Ndërkaq reagime të shumta po ndodhin në Kosovë pas ngritjes së kësaj takse, një reagim të tillë sot pati edhe nga Ushtruesja e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se rritja e taksave për produktet e shteteve anëtare të CEFTA-s, është e dëmshme për reputacionin e shtetit të Kosovës.
Kujtojmë që sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se më së shumti drithëra vendi ynë importon nga Serbia. Deri në muajin nëntor të këtij viti, Kosova ka importuar 101,982 tonelata grurë.
Kurse sot në Merdare janë ndalur 9 kamionë të firmës ‘Coca Cola’, pasi atyre në dokumnete nuk ju shkruan Republika e Kosovës.