Ndeshjet e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës kanë përfunduar, me të dy ekipet gjilanase që janë detyruar të kënaqen me vetëm nga një pikë në duelet e tyre të sotme.
Gjilani ka barazuar ndaj Prishtinës, duke shpëtuar humbjen në minutat e fundit të takimit, ndërsa Drita, që ishte në avantazh deri në fund të ndeshjes, nuk arriti ta mbajë epërsinë, duke pësuar gol nga Dukagjini në sekondat e fundit të sfidës.
Pas këtij barazimi, Gjilani renditet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Drita mbetet lidere e kampionatit me 54 pikë.