Lideri aktual Feronikeli e pret skuadrën e Gjilanit, që gjithashtu ka nevojë jetike për pikë nga ky duel.
Gabimet nuk falen nga kjo ndeshje për njërën apo tjetrin ekip, kështu që në “Rexhep Rexhepi” pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante me fillim nga ora 15:30.
Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari gjakovar Kreshnik Vula, i cili do asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Llapi – Drita, titulli diskutohet sërish në “Zahir Pajaziti”
“Zahir Pajaziti” do të presë një tjetër takim të zjarrtë ndërmjet Llapit dhe Dritës me protagonistë llapjanët kësaj rradhe që kërkojnë titullin e kampionit për herë të parë në histori.
Por, kampionët në fuqi kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen pavarësisht që kanë humbur gjasat për ta mbrojtur titullin kampion këtë edicion.
Ky duel do të drejtohet nga treshja e FIFA-s, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.