Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar për një sukses të Forcës së Sigurisë së Madhe në Britaninë e Madhe.
Ekipi i FSK-së e ka përfunduar me sukses një prej garave më të vështira të patrullimit në botë.
“Shumë urime ekipit të Forcave të Sigurisë së Kosovës të udhëhequr nga Toger Behar Fazliu për përfundimin me sukses të një prej garave më të vështira të patrullimit në botë, Cambrian Patrol”, thuhet në një postim në rrjetin social Facebook.
“Përkundër një prej stuhive më të rënda që përfshiu zonën ku u zhvillua gara, ekipi i FSK-së fitoi medaljen e bronztë në garë me 135 ekipe nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare. Jemi krenar me Ismailin, Beharin, Xhemajlin, Jetonin, Albanin, Bekriun, Shkodranin, Mahdiun, Jetmirin, Emirin dhe Ergonin për këtë sukses. Ju lumtë djema!”, thuhet më tej në njoftim.