Gjilani ka nevojë për një Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Ilmi Mustafën!
Ilmi Mustafa, bashkëqytetari ynë nga Gjilani, prej vitesh është një afarist i suksesshëm në Gjermani, ku drejton një biznes të qëndrueshëm me një numër të madh punëtorësh. Përvoja e tij menaxheriale, puna e ndershme dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë vlera që e bëjnë të veçantë.
Ilmiu sjell në Gjilan modelin evropian të punës, disiplinës dhe zhvillimit afatgjatë – një model që funksionon dhe që mund të transformojë qeverisjen lokale.
Ai e njeh nga afër realitetin e mërgatës, por kurrë nuk është shkëputur nga vendlindja.
Ai tani do të kontribuoj drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetit tonë.
Ilmi Mustafa nuk është vetëm një kandidat por është një mundësi reale për një Kuvend më të përgjegjshëm, më pragmatik dhe më afër qytetarëve.
Na priftë e mbara!