Sot gjatë seancës së kuvendit Komunal të Gjilanit, në rendin e ditës është dhënë propozim për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit për Ekrem Gjinolli (Post Mortum), si dhe propozimi për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” për Fahredin Sherifi.
Për ta nderuar Gjinollin me titull “ Nder i Qytetit “( Post Mortum ), është propozuar nga Xhevat Demiri, asambleist i AAK-së në Gjilan, poashtu për ta nderuar Sherifin me këtë titull, është bërë nga Nehat Osmani, asamblist i VV dhe pastaj është përkrahur edhe nga të tjerë.
Kuvendi komunal i Gjilanit, unanimisht pozitë e opozitë, kanë vendosur që të nderojnë dy figurat me titull “ Nderi i Qytetit”, Ekrem Gjinollin( Post Mortum ) si dhe Farhedin Sherifin./RadioStar/