Bileta për ndeshjen me Kosovë – Bullgari më nuk ka! Brenda pak orësh që kur ato kanë dalë në shitje janë “avulluar” me të madhe, ndërkohë që numri i kërkesave ishte enorm, shkruan Gazetasheshi.com.
Zyrtarë të kompanisë “tiks.app” i kanë konfirmuar Gazetës Sheshi se numri i kërkesave për tu pajisur me një biletë për ndeshjen Kosovë – Bullgari ka kaluar 100,000 persona.
Tashmë të gjitha biletat janë shitur për atë ndeshje, ndërkohë që është konfirmuar se edhe një sasi e caktuar e biletave kanë mbetur në shitje për ndeshjen e 21 marsit ndaj Danimarkës.
Çmimet e biletave për ndeshjen me Danimarkën janë si në vijim: