Vrasja e një polici të Kosovës gjatë natës dhe plagosja e një tjetri në veri të vendit, ka nxitur reagime të shumta në vend. Por saga e sulmit në orët e hershme të mëngjesit nuk ka përfunduar ende.
Kanal 10 mëson nga burime ndërkombëtare se rreth “30 sulmues të armatosur janë barrikaduar në afërsi të Manastirit të Banjskës dhe janë të pajisur me armë të rënda”.
Po siaps këtre burimeve ndërkombëtare të sigurisë, “ky grup është i izoluar dhe mbetet e çuditshme pse janë barrikaduar në afërsi të një një objekti fetar kur kanë pasur mundësi të largohen”.
“Duket se kanë një qëlim politik përtej sulmit terrorist ndaj policisë” thonë burimet.
Të njëjtat burime i kanë thënë Kanal 10 se “KFOR-i dhe EULEX-i nuk kanë shprehur interes për të ndërhyrë meqë nuk përbëjnë cenim të sovranitetit të Kosovës. I mbetet policisë së Kosovës të merret më tutje me këtë rast”.
Kanal 10 mëson po ashtu se zona përreth Manastrit është e barrikaduar dhe e rrethuar nga Policia e Kosovës dhe se që nga orët e hershme të mëngjesit diplomatë të lartë të sigurisë janë dukuar komunikuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. /Gazeta10