Tenderi për renovimin e Stadiumit të Gjilanit është anuluar, vetëm pak ditë pasi ‘Radio Star’ raportoi shpalljen e fituesve.
Ky vendim ka rikthyer procesin në pikën zero dhe ka zhgënjyer sportdashësit gjilanas, të cilët e pritën me entuziazëm lajmin për rinovimin e stadiumit.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit të tenderit, por pritet që detajet e plota të publikohen në ditët në vijim.
Vendimi për anulimin është marrë papritur, duke sjellë paqartësi dhe shqetësim në komunitetin sportiv të qytetit.
Ky zhvillim është një lajm i keq për sportdashësit gjilanas, të cilët kishin shpresuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive të qytetit.
Renovimi i stadiumit ishte pritur me optimizëm si një hap i madh drejt përmirësimit të kushteve për sportistët dhe tifozët.
Për detaje të mëtejshme dhe arsyet konkrete të këtij anulimi, pritet që autoritetet përkatëse të japin sqarime në ditët e ardhshme./radiostar/