Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme, duke e cilësuar situatën institucionale në komunë si të papranueshme dhe të pasigurt.
Në letrën e dorëheqjes, drejtuar kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, Murati-Leka përmend bllokimin e buxhetit për vitin 2025, tensionet brenda institucioneve dhe një rast të rëndë të ndërhyrjes pa autorizim në zyrën e saj, si arsyet kryesore që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
Ajo e cilëson këtë akt si një goditje të rëndë ndaj sigurisë institucionale dhe integritetit të administratës komunale.
Më poshtë ju sjellim letrën e dorëheqjes së Herolinda Murati-Leka: