Federata e Basketbollit dhe ajo e Atletikës do të jenë dy federatat e radhës që do të licencohen nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kanal10 mëson se këto dy federata do të pranojnë licencën gjatë ditës së martë.
Gjithashtu burime të Kanal10 mësojnë se ka shumë pak gjasa që Federata e Futbollit të Kosovës të licencohet gjatë këtij viti, ani pse një gjë e tillë nuk përjashtohet.
Kjo për faktin se Komisioni Vlerësues do të shqyrtojë në hollësi të gjitha dokumentet shtesē që janë kërkuar nga vetë ata nga ana e FFK-së.
Kujtojmë që procesi për licencimin e FFK-së është duke vazhduar dhe nuk ka ndonjë afat për asnjë federatë që të pajiset me licencë nga MKRS.