Siç mëson “Radio Star”, Ilir Blakçori ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dritës deri në vitin 2024.
Mbrojtësi me produktiv në arenën vendore, deri me tani me Dritën ka zhvilluar një numër të madh paraqitjesh (169), duke kontribuar me tetë gola, dhe 24 asiste.
29-vjeçari tani me Dritën do të përgatitet për garat evropiane, ku po presin edhe kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencës.