Klubi Futbollistik “Drita” e ka dërguar tashmë listën e futbollistëve në UEFA, të cilët do të jenë pjesë e rundit parakualifikues në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar ekskluzivisht listën e klubit gjilanas, të dërguar në UEFA për lojtarët që do jenë pjesë e këtij rundi.
Pjesë e listës janë edhe dy të rikthyerit nga huazimi, ‘gardiani’ Leutrim Rexhepi dhe mesfushori Albin Krasniqi.
Lista e futbollistëve të Dritës që do luajnë në Evropë:
1. Faton Maloku (portier)
2. Leutrim Rexhepi (portier)
3. Dorart Ramadani (portier)
4. Ardian Limani (mbrojtës)
5. Ardian Cuculi (mbrojtës)
6. Fidan Gërbeshi (mbrojtës)
7. Ilir Blakçori (mbrojtës)
8. Drilon Islami (mesfushor)
9. Albin Krasniqi (mesfushor)
10. Olti Mehmeti (mesfushor)
11. Hamdi Namani (mesfushor)
12. Bujar Shabani (mesfushor)
13. Erjon Vucaj (mesfushor)
14. Astrit Fazliu (sulmues)
15. Xhevdet Shabani (sulmues)
16. Izair Emini (sulmues)
17. Bunjamin Shabani (sulmues)
18. Betim Haxhimusa (sulmues)
19. Kastriot Rexha (sulmues)
20. Almir Ajzraj (sulmues)
Drita do të përballet me ekipin e Inter Escaldes nga Andorra të shtunën më 8 gusht në kuadër të gjysmëfinales së parë të rundit parakualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja starton nga ora 18:00.P