Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan pritet të garojë me një listë të re dhe të konsoliduar të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Sipas burimeve brenda PDK-së, lista tashmë është përmbyllur dhe konsiderohet si një ndër më domethënëset e viteve të fundit, si në aspektin e përfaqësimit, ashtu edhe të ndikimit brenda strukturave të partisë.
Burimet thonë se kandidatët e përzgjedhur përfaqësojnë profil të lartë profesional, eksperiencë politike dhe angazhim të vazhdueshëm në jetën publike të Gjilanit, duke synuar forcimin e subjektit dhe rritjen e konkurrencës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas informatave të siguruara, kandidatët e PDK-së në Gjilan për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë:
Arben Mustafa, Riad Rashiti,Selver Xhelili, Aurore Osmani Buca, Adriana Latifi.
Kjo listë shihet si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të degës dhe mobilizimit të elektoratit, duke reflektuar synimin e PDK-së për të qenë faktor kyç në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Gjilanit në Kuvendin e Kosovës.
Emrat pritet të prezantohen zyrtarisht në ditët në vijim, ndërsa brenda strukturave të partisë vlerësohet se kjo përbërje do të sjellë energji të re, unitet të brendshëm dhe garë më të fuqishme në nivel qendror./Radio Star/

