Sipas burimeve të brendshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Latifi Kqiku do të jetë kandidate për postin e kryesueses së Asamblesë Komunale të Gjilanit.
Burimet bëjnë të ditur se Latifi Kqiku konsiderohet një figurë unifikuese brenda Asamblesë Komunale, duke gëzuar mbështetje falë përvojës dhe bashkëpunimit të saj gjatë mandateve të mëhershme, kur ishte pjesë aktive e Asamblesë Komunale të Gjilanit.
Ajo njihet për qasjen bashkëpunuese dhe angazhimin institucional, çka e ka bërë një emër të pranueshëm në radhët e përfaqësuesve komunalë.
Seanca e Asamblesë Komunale pritet të mbahet sot, duke filluar nga ora 12:00, ku edhe do të zhvillohet procesi i votimit për kryesuesen e re të Asamblesë Komunale të Gjilanit.
Portali ynë do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit rreth kësaj seance./Radio Star/










