Gentjan Mezani është trajneri i ri i SC Gjilani. Klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me teknikun nga Vlora dhe zyrtarizimi do të bëhet gjatë orëve në vijim.
Mezani do ta pasojë Alban Hysenin, i cili drejtoi ekipin në pesë ndeshje që pas largimit të Sedat Pajazitit një muaj e gjysmë më parë.
Gentjan Mezani më parë kishte drejtuar Flamurtarin e Vlorës, Laçin dhe edicionin e fundit Luftëtarin.
43 vjeçari pritet ta marrë drejtimin e skuadrës nga dita e nesërme.