SC Gjilani po vazhdon të përforcohet seriozisht në këtë afat kalimtar veror. Radio Star merr vesh se përforcimi i radhës për kuqebardhëve është mbrojtësi kroat, Mario Žebić.
Futbollisti 29-vjeçar, pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, pasi palët tashmë kanë arritur një marrëveshje mes tyre.
Kjo lëvizje është pjesë e projektit të trajnerit të Ardian Nuhiu, i cili ka kërkuar disa përforcime kyçe për sezonin e ri, ku synimet janë të qarta garë për titullin dhe paraqitje në garat evropiane.
Për më shumë detaje rreth prezantimit zyrtar të lojtarit dhe kontratës së tij, pritet ti bëjë skuadra e SC Gjilanit./radiostargjilan/