Ardian Nuhiu, i cili u bashkua me shumë entuziazëm me SC Gjilanin, duke ndërtuar ekipin sipas vizionit të tij dhe duke sjellë lojtarë të përzgjedhur nga ai vetë.
Sipas informacioneve të siguruara nga ‘Radio Star’ brenda klubit Ardian Nuhiu, trajneri i SC Gjilanit, ka ofruar dorëheqjen e tij pas rezultateve të fundit të skuadrës, megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e pranojnë këtë kërkesë, duke i dhënë mbështetje për të vazhduar punën e tij në arritjen e objektivave të sezonit.
Pas 13 xhirosh në Superligën e Kosovës, SC Gjilani ka mbledhur vetëm 14 pikë, duke e gjetur veten në zonën e rrezikut – një situatë larg pritshmërive të tifozëve dhe klubit. Pavarësisht përforcimeve të bëra dhe lojtarëve të dëshmuar, ekipi nuk ka arritur rezultatet e shpresuara. Pas barazimit të fundit me Suharekën, Nuhiu ka ofruar dorëheqjen tek drejtuesit, por ata kanë vendosur të vazhdojnë së bashku për të arritur objektivat e sezonit.
Situata brenda klubit pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim, ndërsa tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’, kanë shprehur zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale duke kërkuar llogaridhënie nga klubi dhe në disa raste edhe dorëheqjen e Nuhiut./radiostar/