By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Ekskluzive: Pas raportimit të Radio Star-it anulohet konkursi në Hidromorava
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Ekskluzive: Pas raportimit të Radio Star-it anulohet konkursi në Hidromorava

Përditësimi i fundit: June 8, 2023 7:39 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas raportimit te Radio Star për dyshime për kurdisje te konkursit në ‘Hidromorava’, ky institucion e ka anuluar konkursin për poziten “Zyrtar i Çertifikuar për Pagesa”.

- Advertisement -

“Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan njofton të gjithë aplikantët për pozitën e shpallur “Zyrtar i Çertifikuar për Pagesa”, thuhet ne njoftimin e Hidromoraves”

Me pikë maksimale është poentuar Ilire Thaçi për pozitën Zyrtar Certifikues për Pagesa në KRU “Hidromorava”, shkruan Radio Star.

Ndryshe nga pesë kandidatët e tjerë, Thaçi ishte poentuar me 69 pikë në testin me shkrim për pozitën e lartcekur.
Por, kandidatët e tjerë kanë shprehur pakënaqësi me këtë renditje të konkurrentëve për këtë pozitë.

Sipas tyre, Ilire Thaçi është favorizuar pasi bashkëshorti i saj Arton Thaçi ka punuar një kohë të gjatë dhe është shok me Kryeshefin aktual të Hidromorava, Ymer Salihu.
Në fotografitë në rrjetet sociale, Salihu shihet i shoqëruar nga Arton Thaçi, bashkëshorti i Ilire Thaçit.

Dyshimet e kandidatëve janë edhe në anëtarët e Bordit të Drejtorëve të cilët sipas tyre janë pjesëmarrës në kurdisjen e konkurseve në Hidramorava.

Të pakënaqurve iu është pamundësuar edhe të ankohen, meqë janë paralajmëruar që kanë kohë vetëm tri ditë të ankohen, por që rrjedhimisht ia ka vështirësuar ta bëjnë një gjë të tillë, pasi dy nga ditët kanë qëlluar ditë vikendi.
E kontaktuar nga Radio Star, Ilire Thaçi e ka mohuar se është favorizuar, duke thënë se për momentin e ka kaluar vetëm testin me shkrim.
“Për momentin vetëm testin me shkrim e kam kaluar, nuk ka pas asnjë favorizim. Bashkëshorti im ka punuar me Kryeshefin më herët me një bankë”, tha ajo.

Po ashtu Radio Star ka provuar të flas me Kryeshefin Salihu, por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon deri në kohën kur është publikuar ky artikull.
Megjithatë, për Salihun edhe më herët ishte raportuar për “favorizime” të ish kolegëve të një banke ku kishte punuar më herët.
Kallxo.com kishte raportuar se Ymer Salihu dhe Zyrtarja e Lartë Financiare, Merita Dauti-Xhelili në të kaluarën kanë qenë kolegë në një bankë.
Dauti – Xhelili është e njohur e kryeshefit aktual të kësaj kompanie. Vajza e xhaxhit të Ymer Salihu është e martuar me vëllanë e Merita Dauti – Xhelilit.

Salihu kishte thënë se ka vite që nuk e ka takuar Merita Dauti- Xhelilin.
Ymer Salihu, pozitën e Kryeshefit të Hidramoravës e kishte marrë vitin e kaluar.

Gjetjet e Auditorit për ‘Hidromoravën’ në vitin 2021.Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidromorava’ janë 9 gjetje, dhe kryesisht kanë të bëjnë me fushën financiare. Për zbatueshmërinë e tyre, ZKA do të njoftojë në raportin që do ta publikojë në vitin 2023.

Gjetjet përfshijnë mbivlerësim të shpenzimeve të periudhës për shumën prej 241 mijë e 110 euro; mosaplikim i provizionimit të llogarive të arkëtueshme; mospërputhje në mes vlerës së pasurive afatgjata të prezantuara në pasqyrat financiare me shënimet në kontabilitet apo llogaritje e gabuar e shpenzimeve të zhvlerësimit. /Radio Star/

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë
Presidentja Osmani për Walkerin: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi
Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial
Pal Lekaj: Me Qeverinë Kurti është thelluar nepotizmi
Hyseni: Bashkë për Gjilanin – Mbështetje për punëtorët dhe bizneset që mbajnë gjallë ekonominë
Artikulli i mëparshëm Një nismë e mbarë, për vënien e gurëthemelit të restaurimit të shtëpisë muze të UÇK-së, në ditëlindjen e bashkëluftëtarit dhe dëshmorit të parë të Brigadës 171 “Kadri Zeka”, heroit të kombit, Pajazit Ahmetit, në Zhegoc
Artikulli tjetër Kurti ankohet në emisarët Escobar dhe Lajçak: Po na vijnë me kërkesa të Serbisë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.