Drita ka vendosur rekorde gjithandej. Jo vetëm brenda fushës së lojës, por edhe në aspektet të tjera sportive.
Ditë më parë bardhekaltërit kanë shpërndarë premiat për futbollistët të cilët ishin pjesë e skuadrës kampione në edicionin e kaluar.
Gazetasheshi.com merr vesh ekskluzivisht se klubi gjilanas ka transferuar në kontot e futbollistëve nga 8,000 euro për titullin e fituar, një shifër kjo rekorde dhe e padëgjuar më parë në futbollin kosovar.
Pjesë e premiave ishin edhe futbollistët të cilët u larguan në këtë afat kalimtarë si Drilon Musaj, Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha.
Kujtojmë që Drita në edicionin e kaluar u shpall pas 33 javëve me 67 pikë të tubuara. /Gazeta Sheshi/