Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e tri armëve të zjarrit dhe një mjeti të ftohtë.
Sipas informacioneve fillestare, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar tri revole dhe një thikë profesionale.
Detaje të tjera lidhur me aksionin, përfshirë lokacionin ku është zhvilluar dhe rrethanat e ndërhyrjes, deri më tani nuk janë bërë të ditura.
Priten informacione zyrtare nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë operacion./Radio Star/










