Orges Shehi nuk do të vjen te Gjilani. Tekniku 44 vjeçar nga Durrësi ka pranuar ofertën e rinovimit nga presidenti Refik Halili te Tirana, mëson ekskluzivisht “Kanal 10”.
Shehi doli kampion me ekipin kryeqytetas në edicionin e fundit dhe ishte i vërshuar nga ofertat e shumta, mirëpo siç mëson “Kanal 10” me burime të sigurta, tashmë ai ka rinovuar me Tiranën edhe për një edicion të radhës.
Zyrtarizimi pritet të ndodhë pas festës së titullit që pritet të organizohet në javën që vjen, teksa Tirana do ta ngris lartë edhe zyrtarisht trofeun e kampionit në Kategorinë Superiore.
Shehi është në pritje të konfirmimit të stafit teknik, për të cilin ka insistuar vazhdimisht drejt rinovimit.
Kristi Vangjeli dhe Konstadinos Jani janë kërkesat e domosdoshme të Shehit për stafin teknik.