Të mërkurën do jetë ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Ndeshjet e parapara të luhen në këtë ditë janë shtyrë.
Pra, ndeshja derbi mes Gjilani – Drita dhe ballafaqimet si Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva nuk do luhen ditën e mërkure, por do zhvillohen ditën e enjte.