Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Gjykata Supreme ka nxjerrë aktvendim që ta lirojë Naser Pajazitaj, i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.
Sipas burimeve të Sinjalit, Pajazitaj është liruar nga aktakuza për vrasjen e rëndë dhe jo vetëm nga masa e paraburgimit.
Sinjali ka kontaktuar edhe prokuroren, Valbona Disha Haxhosaj, për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo ajo ka deklaruar se nuk është në dijeni dhe nuk mund të komentojë vendimet e Gjykatës.