“Alternativa për ndryshim” në Preshevë ka mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës kërkohet shkarkimi i kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar kërkesën mbi shkarkimin e kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Aty thuhet “Shkarkohet Ardita Sinani, ekonomiste nga Presheva, nga funksioni i kryetares”.
Seanca pritet të mbahet më 11.04.2022 në orën 10:00, në Kuvendin Komunal të Preshevës.