Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tashmë ka nisur krijimin e kabinetit të tij për mandatin e dytë në krye të komunës shkruan Radio Star.
Burimet e Radios Star bëjnë të ditur se Lëvizja Vatra dhe Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në komunë, ku dy subjektet janë dakorduar për drejtimin e Drejtorisë së Administratës.
Sipas këtyre burimeve, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë shumë shpejt, ndërsa Drejtoria e Administratës do të udhëhiqet nga një përfaqësues i Lëvizjes Vatra. Emri i drejtorit pritet të bëhet publik në ditët në vijim.
Ndërkohë, koalicioni mes Vetëvendosjes dhe BNA-së është arritur, ku Isa Agushi pritet të emërohet drejtor i Inspeksionit.

