Presidenti i klubit të Gjilanit, Florim Zuka është parë sot në shoqëri të trajnerit më të trofeshëm në vend, Afrim Tovërlani.
I pari i klubit të Gjilanit ka takuar teknikun e njohur për mundësinë e bashkëpunimit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Tovërlani pas insistimit të Gazetasheshi.com.
“Ishte një takim ku u diskutua për shumë gjëra. Kemi diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit. Ka mbetur që të takohemi sërish”, deklaroi Tovërlani për Gazetasheshi.com.
Pas shkarkimit të Sadat Pajazitit, dëshirë e tifozëve të Gjilanit është që Tovërlani të emërohet si shef i shtabit teknik.
Aktualisht Gjilani po drejtohet nga Alban Hyseni.
EKSKLUZIVE: Zuka në takim me Tovërlanin, flet trajneri i trofeve (FOTO)
