Klubi Alpin Gjilani, po vazhdon aktivitetet e tij në ekspeditat jashtë shtetit.
Anëtarët e Klubit të dielën pushtuan Maja Musala në Bulgari.
Mbresëlënëse pushtimi i Majës më të lartë në Ballkan, Musala 2925 alt, vargmalet e Rilës Blugaria.
KAGJ edhe vitin e kaluar kishte valëvitur flamurin e Klubit, kur kishin pushtuar Majën Mytikas 2919 alt, Greqi.
Pjesëmarrësit e ekspeditës Musala 2019 nga Gjilani, të gjithë dolën në Majën Musala dhe nuk patën asnjë problem.