Tani e 18 ditë situata në katër komunat veriore të Kosovës, po vazhdon të jetë e njëjtë.
Barrikadave që janë vendosur ditë më parë, u janë shtuar edhe dy sosh gjatë natës së të hënës.
Derisa veriu po vazhdon të jetë i bllokuar, një zotim nga zyra e tij në Prishtinë, po e jep kryeministri Albin Kurti.
I pari i qeverisë zotohet se pamje të tilla nuk do të jenë nga gjatë në veri.
“Nëse këtë nuk e bën KFOR-i, do ta bëjmë ne. S’mund të zgjasin me muaj. As për javë, por vetëm disa ditë”, ka thënë Kurti.
Mirëpo, njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, thotë se qeveria e vendit duhet të veprojë menur dhe mos ta ndërmerr asnjë veprim pa koordinim me aleatët ndërkombëtar.
Njësoj po mendon edhe njohësi i qështjeve politike, Gazmir Raci.
Për të më e rëndësishme është që në këtë kohë, Kosova të përdorë strategjinë diplomatike për ta zhbllokuar situatën në veri.
Ditëve të fundit, situata në veri ka shkuar drejt tensionimit edhe më të madh.
Sulmet me armë ndaj ekipeve të KFOR-it, dhe ato me gurë ndaj gazetarëve kosovarë, kanë ngjallur reagime nga zyrtarë të Bashkimit Evropian e Ambasadës amerikane.