Më pak se gjysma e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19, mirëpo një pjesë e madhe e tyre janë në rrezik të lartë të infektimit, e sidomos në këto javët e fundit ku janë regjistruar numër i lartë i rasteve të reja pozitive.
Bazuar në gjendjen aktuale dhe përhapjen e variantit Delta, ekspertët sugjerojnë kthimin e masave paraprake shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Në ShBA, nëse nuk jeni të vaksinuar tani, nuk duhet të hyni në restorant apo lokale, pasi jeni në rrezik të infektimit”, tha Dr. Jonathan Reiner.
Në 48 shtete, shkalla e rasteve pozitive është rritur në 10 përqind javën e kaluar krahasuar me javët e mëparshme, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Prej tyre, 34 shtete pësuan një rritje prej më shumë se 50 përqind të rasteve të infektimit.
Përkundër inkurajimit dhe paralajmërimet nga ekspertët se mbrojtja më e mirë dhe efektive është vaksinimi, vetëm 49.1% e popullsisë amerikane është vaksinuar, sipas të dhënave nga CDC.
Në qoftëse, një pjesë e madhe e njerëzve mbeten rezistent ndaj vaksinimit, tha Reiner, ShBA-ja ka dy mundësi: mbylljen e bizneseve apo rikthimi i maskave.
Sipas Reiner, mënyra më e përshtatshme, pas vaksinimit, është mbajtja e maskave./GazetaShneta/