Eksperti i Organit Shqyrtues së Prokurimit, Faruk Rexhaj ka rekomanduar që tenderi afro 15 milionësh për renovimin e stadiumit të Gjilanit të anulohet në tërësi. “Demiri Gartenbau”, “Avag Group SH.P.K”, “El-Bau Sh.P.K”, “Bujar Shabani B.I” “Kosova Asfalt” dhe “Teuta-M”, janë grupi i operatorëve ekonomik që dhanë ofertën më të shtrenjtë për renovimin e stadiumit, dhe që u përzgjodhën. Por me rekomandimin e fundit të OSHP, ky tender pritet të ritenderohet. Kjo për shkak të rekomandimit që ka dhënë eksperti.
Në ekspertizën që Insajderi ka siguruar, shihet se eksperti ka rekomanduar që “Të anulohet në tërësi aktiviteti i prokurimit, sipas përshkrimit të mësipërm”.
Ai ka rekomanduar të “anulohet njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues i datës 31.05.2024, njoftim për dhënie të kontratës”.
Me datën, 16 qershor grupit i operatorëve ekonomik “N.N.P. “EURO CONSTRUCTION”, që njëherit ishin ofertuesi më i lirë, kanë parashtruar ankesën e tyre kundër njoftimit për dhënie te kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit: Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit me numër të prokurimit 651-23-13546-5-1-1, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Gjilanit.
E cila ankesë nga eksperti është vlerësuar pjesërisht e bazuar, nga eksperti i OSHP-së./Insajderi/