Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka folur para mediave pasi familja ka pranuar raportin e ekspertizës për ‘Rastin Dehari’.
Ai ka thënë se ‘sipas konkluzioneve të raportit, Astrit Dehari është vrarë, e nuk është vetëvrarë’.
“Raportin na e kanë dhanë në dy kopje në dy gjuhë në frengjisht që ka ardhë nga Zvicra dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve me kërkesën tonë që kemi kërkuar t’i lexojnë, bëhet fjalë për vrasje e vetëvrasje, sipas ekspertizës së ekspertëve të Lozanës, dhe sipas kësaj duhet të hapen hetimet për vrasjen e Astrit Deharit më 5 nëntor të vitit 2016, në burgun e Prizrenit”, ka thënë Dehari.