Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas policisë, sot është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, “shtetasi i Kosovës A.Z, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale: Rrezikimi i Trafikut Publik”.
Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore, theksohet në njoftim.










